Biznes

Intel ka shitur 1 miliardë dollarë procesorë për qendrat e të dhënave

Aug 9 2018
0 Shpërndarje
Këto aplikacione kryesisht i përkasin inteligjencës artificiale dhe ofrojnë funksion si njohje të fotove dhe zërit. Intel ka shitur 1 miliardë dollarë procesorë për qendrat e të dhënave

Ditën e Mërkure Intel tha se ka shitur çipe të inteligjencës artificiale me vlerë 1 miliardë dollarë në 2017-ën dhe është hera e parë që gjigandi i mikroçipeve publikoi të dhëna rreth të ardhurave nga ky sektor.

Ndërsa shitjet e kompjuterave kanë stazhinuar, Intel ka shtuar fokusin në qendrat e të dhënave të cilat fuqizojnë aplikacionet e bazuar në ueb por edhe mobile.

Këto aplikacione kryesisht i përkasin inteligjencës artificiale dhe ofrojnë funksion si njohje të fotove dhe zërit.

Por hulumtuesit besojnë se procesorët grafikë të Nvidia janë më të përshtatshëm për inteligjencën artificiale ndërsa procesorët qendror Intel kanë dominuar kompjuterat.

Në 2017-ën Intel ka shitur 1 miliardë dollarë procesorë Intel Xeon nga 62.8 miliardë dollarë të ardhura në tërësi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>