Harduer

Intel kërkon të reduktojë me 35% konsumin e energjisë nga gërmimi i monedhave kriptografike

Mar 30 2018
0 Shpërndarje
Kjo metodë e prezantuar në aplikimin e patentës nuk ëstë e kufizuar në implementime si ASIC, SoC apo FPGA. Intel kërkon të reduktojë me 35% konsumin e energjisë nga gërmimi i monedhave kriptografike

Intel, prodhuesi numër 1 në botë i mikroprocesorëve, ka aplikuar për një patentë e cila do të përshpejtojë procesin e gërmimit të monedhave kriptografike si dhe të shtojë efikasitetin e këtij procesi.

Intel pretendon ka zhvilluar një akselerator harduerik për gërmimin e bitcoin. Metoda në fjalë do të rrisë efikasitetin e gërmimit të monedhave kriptografike duke reduktuar konsumin e energjisë.

Aplikimi për patentën në fjalë është bërë në Shtator të 2016-ës ndërsa vetëm më 29 Mars u zbulua nga Zyra e Patentave dhe Markave në Shtetet e Bashkuara.

Intel thotë se ky akselerator harduerik do të reduktojë me 35% konsumin e energjisë krahasuar me procesorët për përdorimit të përgjithshëm.

Kjo metodë e prezantuar në aplikimin e patentës nuk ëstë e kufizuar në implementime si ASIC, SoC apo FPGA.

Ajo mund të përdoret në konfigurime të ndryshme për gërmimin e monedhave kriptografike.

Në fillim të Dhjetorit të vitit të kaluar, Intel mori një patentë për përdorimin e pajisjeve të gërmimit të monedhave kriptografike për përpunimin e të dhënave gjenetike. /PCWorld Albanian

Tags >

intel
Lajmet e fundit>