Lajmet

Intel komenton mbi problemet e sinkronizimit

Nov 3 2009
0 Shpërndarje
Intel komenton mbi problemet e sinkronizimit

“Teoria jonë kryesore është një problem i BIOS-it apo i konfigurimit të sistemit” deklaroi përfaqësia të hënën.
Por BIOS-i, apo Basic Input/Output System, është në vija të trasha thjeshtë një program; programi i cili aktivizon të gjitha periferikat gjatë ndezjes dhe siguron funksionalitetin e tyre në opsionet më të ulëta të mundshme, dhe secili prodhues krijon BIOS-in specifik për secilin produkt (motherboard) që prodhon. Sqarimi i Intel pra nuk spjegon aspak ate qe duket se është shkaku i vërtetë i këtij problemi.
Chipseti P55 është shfaqur këtë verë në motherboardet më ekonomike që mbështesin procesorët Intel Core i7 seria 800 dhe i5 seria 700. Problemi i cituar është një anomali me përdorimin e iTunes 9 për Windows: në momentin e lidhjes, programi e njeh mjaft mirë një iPhone, por kur tentohet të kryhet një sinkronizim, pasoja është “error 0xE8000065”, i cili përkthehet në një defekt në lidhjen e iPhon-it. Problemi veçanërisht shfaqet në Windows 7 ,sidomos në versionin 64 bit.

Lajmet e fundit>