Lajmet

Intel lançon aplikacionin Pocket Avatars

Jun 21 2014
0 Shpërndarje
Intel lançon aplikacionin Pocket Avatars

463023675-786x305Kur mendoni rreth Intel menjëherë ju shkon mendja tek çipet për kompjuterë, por kompania po i tejkalon parashikimet me lëshimin e një aplikacioni social për iOS dhe Android i quatur Pocket Avatars. Aplikacioni ofron komunikim me video, por qëllim kryesor është përdorimi i portreteve prej kartoni për të shprehur mimikën e fytyrës suaj. Zv. Presidenti i Intel, Mike Bell tha se divizioni Intel Labs brenda kompanisë shpesh vjen me teknologji të reja jo produkte. Gjithsesi Bell tha se sistemi i njohjes së fytyrave ishte shumë i mirë për tu anashkaluar. Kompania lëshoi një version Beta për testim verën e shkuar.

Aplikacioni përdor kamerën tuaj frontale për të riregjistruar mesazhin tuaj, më pas e kombinon me zërin dhe shprehinë tuaj të fytyrës me një nga 40 karakteret që përmban aplikacioni. Pothuaj gjysma e karaktereve janë falas, ndërsa të tjerat mund të blihen përmes aplikacionit për 0.99 dollar secila. Mesazhet mund të dërgohen me SMS, e-mail dhe Twitter.

Ndërsa kjo është tërësisht jashtë synimeve të biznesit të Intel, Bell tha se kompania është e vendosur të vazhdojë me këtë projekt për ta përmirësuar edhe më vonë. Duke pasur parasysh se aplikacione të këtilla të dërgimit të mesazheve ditët e sotme po kapin vlera miliarda dollarë, mbase kjo mund të jetë një gjenerim të ardhurash për Intel. Është fantastike të shohim Intel të sjell një aplikacion të tillë. Duke pasur parasysh se çfarë ofron kjo kompani. (PCWorld Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>