Harduer

Intel mban lartë shpresa në konceptin e ri Ultrabook

Jul 4 2011
0 Shpërndarje
Intel mban lartë shpresa në konceptin e ri Ultrabook

Ideja në këtë koncept qëndron përreth krijimit të një laptopi të hollë dhe të lehtë me trashësi prej vetëm 20 mm (rreth 0.8 inç) dhe që fuqizohen prej procesorëve 22 nm Ivy Bridge. Me fjalë të tjera parashihet një lloj përzierje mes një laptopi dhe një tableti, që do të jetë zgjidhje e mirë për konsumatorë me shije të vendosur në këtë mes.

Qëllimi i Intel thuhet të jetë marrja e rreth 40% të tregut të laptopëve deri në vitin 2012, por sipas DigiTimes, prodhuesit e laptopëve janë në dijeni rreth zhvillimit të ultralaptopëve por nuk janë të etur për të, dhe arsyet janë të shumta. Njëra prej tyre është fakti se procesori CULV i Intel, që është paraqitur në vitin 2009 asnjëherë nuk ka dominuar atë pjesë të tregut të cilën e ka shpresuar. E në anën tjetër një arsye tjetër është edhe çmimi sfidues për lansimin e një ultrabook që duhet të jetë nën 1,000 dollarë, për shkak të procesorit të shtrenjtë Ivy Bridge brenda në të.

Sipas DigiTimes Asus ka vendosur ta provojë fatin dhe do të lansojë UX21 në muajin shtator, që do të ketë ekran 11.6 inç, Core i5 ose i7, USB 3.0, SSD dhe trashësi 17 mm në pikën më të trashë./pcworldalbanian 

Lajmet e fundit>