Biznes

Intel me 25 % rënie në fitimet e tremujorit të parë të 2013-s

Apr 18 2013
0 Shpërndarje
Intel me 25 % rënie në fitimet e tremujorit të parë të 2013-s

Intel raportoi një rënie në përfitime dhe të ardhura për tremujorin e parë, teksa edhe tregu i PC-ve pësoi një rënie.

Intel raportoi një fitim prej 2.05 miliardë dollarë për tremujorin që u mbyll më 30 mars, që paraqet një rënie prej 25 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Të ardhurat ishin 12.6 miliardë dollarë, tha Intel, një rënie prej 2.5 për qind.

Rreth dy të tretat e përfitimeve të Intel-it vijnë nga grupi i klientëve të vet të PC-së, që prodhon çipa për laptopë dhe desktopë.

Të ardhurat nga ai divizion pësuan rënie prej 6 për qind vit për vit, në 8 miliardë dollarë.

Grupi i Qendrës së të Dhënave, që shet çipa për serverë dhe harduerë të tjerë për pajisje, pati një përvojë më të mirë.

Përfitimet në këtë tre mujor nga ai divizion shënuan ngritje prej 7.5 për qind vit për vit, në 2.6 miliardë dollarë.

Shefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Paul Otelini e paraqiti këtë si një vërtitje pozitive në rezultat.

“Në mes të butësisë së tregut, Intel doli mirë në tremujorin e parë dhe unë jam i gëzuar rreth asaj se çka ndodhet përpara për ndërmarrjen,” tha ai në një deklaratë.

Shitjet në mbarë botën të PC-ve ranë me 13.9 për qind në tremujorin e parë, tha ndërmarrja hulumtuese IDC gjatë javës së kaluar.

Kjo është shumë më e madhe se sa ishte parashikuar rënia prej 7.7 për qind. Analistët thonë që ka pak entuziazëm për sistemin e ri operativ të Microsoft, Windows 8. I

ntel është duke parashikuar që të arrijë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, i cili mbaron në fund të muajit qershor, të ardhura prej 12.9 miliardë dollarë, 500 milionë dollarë më shumë ose më pak. (PCWorld Albanian)

intel

Tags >

intel
Lajmet e fundit>