Vëzhgim

Intel, me arkitekturë të re për çipin Atom

May 12 2011
0 Shpërndarje
Intel, me arkitekturë të re për çipin Atom

Kjo arkitekturë e re shkon përtej Ivy Bridge me transistorë 22 nm 3D Tri-Gate. E sipas të gjitha gjasave laptopi i ri i Google, Chromebook do të ketë procesor Atom, megjithatë arkitektura Silvermont është ende dy gjenerata larg.

Ajo pritet që të paraqitet në vitin 2013. Kur kombinohet me transistorët 3D, pritet që të mundësojnë nivele të reja integrimit dhe performancës, dhe të bëjnë progres të madh të efikasitetit të energjisë.
Silvermont do të jetë një dizajn SoC (System-on-a-chip), sikurse të gjithë procesorët Atom, dhe i ngjashëm me procesorët që  gjinden në smartphone dhe tablet. Intel ka vendosur procesorin Atom në rrugë të shpejtë të paraqitjes në treg dhe do të përshpejtojë prodhimin e tij. Por SoC-ët e tanishëm të Atom janë në 45 nm, dhe më vonë gjatë këtij viti do të kalojnë në 32 nm, gjë që tegon se arkitektura e re do të ketë vështirësi të paraqitet aq shpejtë, kështu që procesi dhe arkitektura e re do të jenë në treg pas 3 vitesh.

Sipas CNET, arkitektura Silvermont do të jetë e dizajnuar në veçanti për të shfrytëzuar teknologjinë 22 nanometër dhe 3D transistorët. Këto ndryshime janë rezultat i konkurrencës jo vetëm nga AMD por edhe nga NVIDIA, që ka blerë iCera-në, si dhe nga Apple që ka lënë anash Intel-in për ARM në Macbook. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>