Harduer

Intel mund të debutojë gjeneratën e 8-të të procesorëve këtë vit

Jul 18 2017
0 Shpërndarje
Procesorët më të fundit të Intel, gjenerata e 7-të Kaby Lake, debutoi në 2016-ën. Por një gjeneratë e tetë i5-8250U është paksa konfuze. Intel mund të debutojë gjeneratën e 8-të të procesorëve këtë vit

Detajet e Acer Swift 3 zbuluan se Intel është duke konsideruar debutimin e një linje të re të procesorëve me fuqi të ulët Core i5 përpara fundit të vitit.

Sipas PC Perspective, të dhënat e Acer Swift 3 tregojnë një procesor katër bërthamësh core i5-8250U. Numri i modelit tregon se nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një procesor të ri por me një gjeneratë të re, konkretisht gjenerata e 8-të.

Procesorët më të fundit të Intel, gjenerata e 7-të Kaby Lake, debutoi në 2016-ën. Por një gjeneratë e tetë i5-8250U është paksa konfuze.

Planet e Intel parashikonin debutimin e procesorëve Kaby Lake-R në gjysmën e dytë të 2017-ës, prandaj ky procesor mund të mos jetë i njëjtë me gjeneratën e 6-të dhe të 7-të.

Ndërsa hymë në detaje mësojmë se procesori i ri ka disa veçori mjaft interesante. Duke qenë se është procesor me fuqi të ulët, ai do të ofrojë performancë të lartë duke kursyer bateri.

Procesori gjithashtu ka teknologjinë hyperthreading. Kjo do të thotë se katër bërthamat mund të sillen në të vërtetë sikur të ishin 8-të.

PC Perspective zbuloi se sipas GeekBench Core i5-8520U është 54% më i shpejtë sesa Core i5-7200U gjatë testimit me disa bërthama. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>