Biznes

Intel në kërkim të shitjes të teknologjisë së TV-së për 500 milionë $

Nov 26 2013
0 Shpërndarje
Intel në kërkim të shitjes të teknologjisë së TV-së për 500 milionë $

Konsumatorët kurrë nuk kanë përdorur platformën e TV-së me internet OnCue të Intel-it, por kjo gjë nuk është duke e ndalur ndërmarrjen që të provojë ta shes atë mjaft shtrenjtë.

Sipas Bloomberg News, Intel është duke shikuar që të shes teknologjinë prapa shërbimit të vet të televizionit me pagesë për 500 milionë dollarë.

Bloomgerg thotë që gjatë kohës kur punonte projekti, Intel ofroi mundësi për platformën, e po ashtu edhe për aplikacionet mobile për smartfonë dhe tabletë me të cilën mundësi abonentët do të ishin në gjendje që të transmetojnë përmbajtje.

Por ambiciet për TV të Intel-it kanë dështuar mjaft shumë që të nisen më tej dhe qëllimi i vet për rritje të shitjes në fund të vitit sinjalizon që ndërmarrja ka vendosur të tërhiqet nga ëndrra për garë me ofruesit e shërbimeve kabllore përgjatë internetit.

Sa për blerësit e mundshëm, Bloomgerg e paraqet Verizon-in si një shtëpi të mundshme të OnCue. Ndërmarrja tashmë ka mbajtur bisedime me rrjetet televizive përgjatë një platforme abonimi të bazuar në ueb që do të mund të zgjerohej përtej mbërritjes së FiOS-it.

Verizon ka pyetur rrjetet nëse marrëveshjet e tanishme do të mund të mbulonin një shërbim transmetimi, ose në vend të saj do të kishin nevojë të punonin drejt kontratave të reja. Samsung dhe Liberty Group janë përmendur si dy ndërmarrje të tjera që janë takuar me Intel-in për teknologjinë.

Shefi ekzekutiv Brian Kraznich i vendosi ambiciet e Intel-it për TV poshtë pasi mori rolin e shefit ekzekutiv, duke e përshkruar OnCue si një “pengesë” me të cilën ndërmarrja nuk mund të merret.

Në vend të saj, Kraznich ka bërë rritjen e pranisë së Intel-it në tregun mobil si një nga top prioritetet e veta. (PCWorld Albanian)

intellogo1

Tags >

intelTV
Lajmet e fundit>