Harduer

Intel në përgatitje të procesorit prej 64 bit për Android

Nov 22 2013
0 Shpërndarje
Intel në përgatitje të procesorit prej 64 bit për Android

Çipi A7 i Apple do të sjellë pak konkurrencë sa i përket të qenit procesor prej 64 bitësh nga Intel dhe Android vitin e ardhshëm.

Sipas menaxherit të përgjithshëm të grupit për komunikime dhe mobileri, Hermann Eul, Intel është duke përgatitur një platformë Bay Trail Atom prej 64 bitësh për Android. “Nuk është vetëm rreth Windows 64-bit, ne kemi qenë duke biseduar edhe për Android po ashtu,” tha Eul.

Një ndihmës më pas kaloi për të demonstruar në skenë gjatë ngjarjes së të enjtes të mbajtur nga Intel, “duke shfaqur për herë të parë një bërthamë që punonte në Bay Trail me Android”.

Eul vazhdoi: “Ne kemi Windows 64-bit që i shesim tremujorin e ardhshëm dhe, e panevojshme për t’u përmendur, ne do të shkojmë shpejt për ta bërë këtë që të ndodh edhe në Android.”

Procesori Bay Trail i Intel-it, i cili për momentin fuqizon një numër në rritje të tabletëve dhe pajisjeve 2-në-1 nga Dell, Hewlett-Pacard dhe Lenovo – sot është 64 bit që përdor Windows 8.1 në mostrën 32-bit.

Kjo do të përmirësohet tremujorin e ardhshëm kur tabletët Bay Trail pritet të punojnë në mostrën e plotë Windows 8.1.

Apple mori mjaft vëmendje kur e shfaqi në shtator procesorin e vet A7 prej 64 bitësh, ai çip tani fuqizon iPhone 5S, iPad Air dhe iPad Mini Retina. (PCWorld Albanian)

intel-bay-trail-64-bit-edit-small

Lajmet e fundit>