Biznes

Intel i nënshtrohet Trump, lajmëron ndërtimin e një fabrike 7 miliard dollarëshe në SHBA

Feb 9 2017
0 Shpërndarje
Intel zgjodhi zyrën ovale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për të njoftuar një investim prej 7 miliard dollarësh në një fabrikë semikonduktorësh në Arizona të Shteteve të Bashkuara. Intel i nënshtrohet Trump, lajmëron ndërtimin e një fabrike 7 miliard dollarëshe në SHBA Photo Source: Reuters

Kjo fabrikë pritet të krijojë 3,000 vende të reja pune, i cili ka qenë edhe premtimi më i fortë i Trump gjatë fushatës së tij presidenciale.

Shefi ekzekutiv i Intel, Brian Krzanich, njoftoi investimin përpara reporterëve teksa qëndronte pas karriges së Presidentit Trump, një sinjal ky i cili tregon sesi korporatat Amerikane mund ti adaptohen politikave të Shtëpisë së Bardhë nëse kjo e fundit zotëron vullnetin e duhur.

Krzanich tha se puna ka filluar prej vitesh dhe se lajmërimi i saj në Shtëpinë e Bardhë është një mbështetje për politika e reja taksative të administratës Trump.

Intel ishte një prej 100 kompanive që u bashkuan kundër urdhrit ekzekutiv të Trump. Vitin e kaluar gjigandi i procesorëve lajmëroi shkurtimin e 12,000 vendeve të punës. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>