Lajmet

Intel nis përditësimet e Spectre, procesorët Skylake të parët

Feb 9 2018
0 Shpërndarje
Përveç se kompanitë po nxitojnë drejtë arnimeve, të tjerë po sigurohen që përdoruesit të dalin sa më pak të dëmtuar nga e gjitha kjo. Intel nis përditësimet e Spectre, procesorët Skylake të parët

Një nga historitë më të bujshme të kompjuterëve për këtë vit ishin padyshim problemet kritike të sigurisë të quajtura Meltdown dhe Spectre.

Ata preknin thuajse çdo kompjuter modern dhe çdo kompjuter që nga 1995. Kur u bënë publike, Intel nxitoi të publikonte përditësime sigurie për të adresuar, përditësime të cilat më shumë shkaktuan sesa rregulluan probleme.

Intel vendosi të tërhiqte disa prej problemeve ndërsa tani publikoi përditësime të reja për procesorët Skylake.

Ky përditësimi i publikuar më 8 Shkurt adreson variantin e dytë të Spectre. Përditësimi i parë shkaktonte rindezje të papritura, instabilitet dhe probleme të tjera tek kompjuterat HP dhe Dell.

Përveç se kompanitë po nxitojnë drejtë arnimeve, të tjerë po sigurohen që përdoruesit të dalin sa më pak të dëmtuar nga e gjitha kjo.

Konkretisht Microsoft publikoi një përditësim manual i cili hiqte firmware e Intel që shkaktoi probleme dy javë më parë. Jo vetëm që hoqi firmware e Spectre 2 por kompjuterat ishin më stabil dhe më funksionalë. /PCworld Albanian

Lajmet e fundit>