Harduer

Intel nxjerr setin e parë të procesorëve Haswell

Jun 3 2013
0 Shpërndarje
Intel nxjerr setin e parë të procesorëve Haswell

porcesor intelIntel nxori të shtunën setin e parë të procesorëve “Haswell”, gjeneratën e katërt të procesorëve bërthamë që do të jetë edhe seti i fundit i kompanisë i prodhuar për kompjuterët desktop.

Linja është vazhdim i Ivy Bridge, seria e procesorëve bërthamë të gjeneratës së tretë.

PC Pro raporton se deri tani procesorët kanë treguar përmirësime të dukshme krahasuar me paraardhësin Ivy Bridge i përdorur në procesorët Core i7-4440K sidomos në departamentin e grafikëve: “Core i7-4440K ka treguar një përmirësim rreth 10 %, duke u vlerësuar me 1.16 krahasuar me 1.06 që u vlerësua gjenerata paraardhëse.

Perfomanca rritet më shumë kur ky procesor i ri përdoret i integruar në grafikë, po përsëri krahasuar me gjeneratën paraardhëse të Ivy Bridge”.

Procesorët e rinj ofrojnë viazualizim më të mirë me më pak energji. Kompania do të tregojë përdorimin e procesorëve te kompjuterët në Eventin Computex Trade në Taipei, që mbahet më 4 qershor. (PCWorld Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>