Harduer

Intel ofron detaje për gjeneratën e 9-të të procesorëve

Aug 16 2017
0 Shpërndarje
Intel prezantoi Broadwell me arkitekturën 14 nm në 2014-ën ndjekur nga Skylake në 2015-ën ndërsa ajo që nuk pritej ishte një tjetër gjeneratë 14 nm, Intel Kaby Lake Intel ofron detaje për gjeneratën e 9-të të procesorëve

Të Hënen, më 21 Gusht, Intel pritet të prezantojë gjeneratën e 8-të të procesorëve Intel Core. Megjithatë është e mundur që në të njëjtën ditë të prezantoijë një anëtar të vetëm të gjeneratës së 9-të: Ice Lake.

Kompania përshkruan në uebsajtin e vet gjeneratën e re me këto fjalë: “Familja e procesorëve Ice Lake do të pasojë gjeneratën e 8-të Intel Core. Këto procesorë vinë me teknologjinë më të fundit, arkitekturën 10nm+.”

Prej vitesh Intel kalonte nga njëra gjeneratë tek tjetra me dekadencën “tick-tock.” Kompania lançon një dizajn të ri me një gjeneratë ndërsa me gjeneratën pasardhëse punonte mbi të njëjtën arkitekturë por duke gjetur më shumë performancë.

Intel prezantoi Broadwell me arkitekturën 14 nm në 2014-ën ndjekur nga Skylake në 2015-ën ndërsa ajo që nuk pritej ishte një tjetër gjeneratë 14 nm, Intel Kaby Lake. Më 21 Gusht pritet një tjetër gjeneratë mbi këtë arkitekturë, Coffee Lake.

Pas Coffe Lake Intel do të prezantojë procesorin e parë Cannon Lake me arkitekturën 10 nanometër. Ice Lake do të vijojë të bazohet mbi këtë arkitekturë dhe këtë e lë të kuptohet shenja “+” në emërtim.

A do të jetë Ice Lake gjenerata e 9-të? Tashmë që Intel ka hedhur tutje strategjinë “tick-tock” çdo gjë mund të ndodhë por edhe të mos ndodhë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>