Lajmet

Intel paraqet Atom Microprocessor 2GHz

Apr 10 2009
0 Shpërndarje
Intel paraqet Atom Microprocessor 2GHz

altNë njëvjetorin e familjes së mikroprocesorëve Atom, Intel ka prezantuar versionin e ri me 2GHz të çipave. Çipi i ri u prezantua të mërkurën nga nënpresidenti i kompanisë Anand Chandrasekher në Intel Developer Forum (IDF) që u mbajt në Pekin.

“Sot në po paraqesin dy produkte të reja të familjes Atom. Z550 është procesori i parë 2GHz që do të jetë i përshtatshëm edhe për xhepin tuaj” – u shpreh Chandrasekher. Modeli Z550 ka për qëllim pajisjet e internetit për telefona celularë dhe punon me 2GB të DDR2 DRAM. Ndërsa procesori tjetër i ri është Z515 i Atom Z-series.

Kur është e nevojshme ky model mund të punojë me 1.2GHz shpejtësi dhe po ashtu ka për qëllim tregun për pajisje interneti të telefonave celularë. Të dy modelet e procesorëve janë ndërtuar të jenë sa më efektivë dhe të mbajë baterinë e pajisjeve sa më gjatë që është e mundur. Të dy procesorët inkorporojnë Intel Hyperthreading technology, që mundëson më shumë efikasitet, punon me shumë programe përnjëherë dhe ka grafika më të mira.

 

Lajmet e fundit>