Softuer

Intel përkrah LibreOffice

Feb 24 2012
0 Shpërndarje
Intel përkrah LibreOffice

LibreOffice-3.4“Unë e kam përdorur LibreOffice nga dita e parë për prezantimet në konferenca dhe për analiza të të dhënave,” tha Dawn Foster, i cili është drejtuesi i komunitetit për burim të hapur në Intel, në një deklaratë.

“Inxhinierët tanë kanë punuar me bazën e kodit të LibreOffice për ta rregulluar atë për harduerët e Intel. Shtimi i tij në AppUp Center është një shtojcë e qartë dhe do të ofrojë veçori ngazëllyese për të gjithë përdoruesit e Ultrabook.”

Derisa LibreOffice tashmë e ka një mardhënie të rehatshme me shitësit e kodit të hapur si SUSE dhe Red Hat, kjo platformë ka çaluar tek numri më i madh i anëtarëve komercialë.

Bashkangjitja me Intel, që formalisht paraqet njërin nga bashëpunëtorët më të afërt të ndërmarrjes Microsoft në botën e teknologjisë, është një goditje e fuqishme dhe anëtari i bordit TDF, Florian Effenberger tha që ai ishte “i tronditur” nga lajmet./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>