Harduer

Intel po aplikon një brend të ri për proçesorët Intel Atom duke qëndruar në një linjë me familjen Core i3, i5 dhe i7

Feb 26 2015
0 Shpërndarje
Intel po aplikon një brend të ri për proçesorët Intel Atom duke qëndruar në një linjë me familjen Core i3, i5 dhe i7

intel-brands-100569988-largeIntel po sjell një brend të ri për proçesorët Intel Atom. Siç mund ta keni vënë re çipet Intel Atom kishin ca emërtim të cuditshme dhe të vështira për tu mbajtur mend si Atom Z3735F ose Z3735G. Por ky trend do të ndryshojë

Proçesorët Intel Atom do të emërtohen ngjashëm me modelet Core i3, i5, i7. Duke fillua që sot çdo model proçesori Intel Atom do të ketë emërtimin X3, X5 ose X7. Natyrisht në bazë të këtij emërtimi mund të kuptoni se modelet X3 do të ofrojnë performancë të mirë, familja X5 do të jetë më mire ndërsa X7 do të jetë familja më e mirë e këtyre proçesorëve.

Normalisht emërtimi i ri do ti jape konsumatorit një panoramë të parë të llojit të teknologjisë që po blen. Për shembull modelet X7 do të karakterzohet nga shpejtësi më të larta dhe grafika më të mira, që do të thotë se keni të bëni me një tablet të parametrave të lartë.

Ky brend i ri proçesorëve Intel Atom mbërriti pak ditë përpara Kongresit Mobil Botëror ku kompania do të prezantojë disa modele të reja. Me shumë gjasa familja X3 do të korrespondojë me emrin formal të çipebe Atom për smartfonët quajtur Sofia. Ndërsa Atom X5 dhe X7 do të korrespondojnë me çipet për tabletët të quajtu Cherry Trail.

Emërtimi i ri gjithashtu do krijojë identitet për proçesorët mobil të kompanisë duke bërë ndarjen me proçesorët desktop. Gjithësesi duke pasur parasysh sesa konfuz ishte brendi dhe emërtimi i çipeve Intel Atom, me shumë gjasa entuziastët e proçesorëve do e pëlqejnë këtë lëvizje të re. (PCWorld Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>