Harduer

Intel premton 40% më shumë performancë me gjeneratën e 8-të të procesorëve Core

Aug 21 2017
0 Shpërndarje
Ky premtim mjaft ambicioz brenda një gjenerate vjen si rezultat i kërkesës së lartë nga prodhuesit e laptopëve që kërkojnë më shumë performancë. Intel premton 40% më shumë performancë me gjeneratën e 8-të të procesorëve Core

Intel mund të ketë ngelur në arkitekturën Kaby Lake edhe me gjeneratën e tetë të procesorëve Core, por sipas testimeve të publikuara nga kompania, performanca duket shumë premtuese.

Intel thotë se çipet e reja sjellin 40% më shumë performancë sesa paraardhësit dhe dyfishin e performancës së një kompjuteri pesë vjeçar.

Ky premtim mjaft ambicioz brenda një gjenerate vjen si rezultat i kërkesës së lartë nga prodhuesit e laptopëve që kërkojnë më shumë performancë.

Çipet e reja Core i5 dhe Core i7 janë dizajnuar për të akomoduar teknologjitë më të fundit si realiteti virtual dhe realiteti i shtuar, duke ruajtur në të njëjtën kohë pritshmëritë e jetëgjatësisë së baterisë.

Pritet që gjatë ditës së sotme Intel të hedhë më shumë dritë dhe detaje, një prezantim që do të mbahet live në rrjetin social Facebook. (https://www.facebook.com/Intel) /PCWorld Albanian

Tags >

intel
Lajmet e fundit>