Lajmet

Intel premton smartphone gjatë vitit 2011

May 18 2009
0 Shpërndarje
Intel premton smartphone gjatë vitit 2011

Kemi dëgjuar mjaft shumë mbi procesorin e Intel, Medfield, por deri më tani shumica e fjalëve që janë thenë për të kanë qenë se është një zëvendësim i Atom, për netbook dhe MID. 

Sllajdi i parë është vendi ku është vendosur, Medfield. Është një processor i krijuar në procesin 32 nm dhe siç po mund ta shihni edhe vet, është një lëvizje e qartë drejt celularëve të mençur, së bashku me grafikun e tregut që mund ti çasen prej 400 milion (TAM= Total Addressable Market), në sllajdin e poshtëm. Koha e paraparë është vitit 2011.

Këto dy sllajde, paraqesin Moorestown në më shumë detaje. Është e qartë se fokusimi është në energjinë standby, që është e rëndësishme për mbajtjen e pajsijes gjallë gjatë tërë ditës. Prej informacioneve të mëhershme e kemi të njohur se Moorestown do të duhej të pëfshijë video enkriptim dhe dekpritim harduerik. Ndoshta YouTube 720P MID?

Këtu mund ti shihni madhësitë e bordeve. Moorestown dhe Medfield do të mundësojnë ekrane më të vogla por më e rëndësishmja, do të lejojnë hapësirë për dizajn, që do të thotë tastiera, sensor dhe bateri më të mëdha. Një fleksibilitet i madh dizajnimi.

Sllajdi, një prej tri sllajdeve të ngjashme, që po paraqet Moorestown këtu, kompleton atë qfarë nevojitet për përdorimin e një celulari të mençur – smartphone. “Fuqia e skenarit” nuk është spjeguar por mendojmë se bëhet fjalë për një përdorim të skenarit të zakonshëm për një smartphone të lidhur në internet. 300mW është përafërisht ajo çfarë konsumatorët e zakonshëm janë duke përdorur në celularët e tyre, por në fakt është shumë më pak (10 herë më pak) sesa ajo çfarë do të përdorni në një prej MID-ve të bazuar në Menlow dhe 30 herë më pak sesa tek netbook-s të sotëm.

 

Lajmet e fundit>