Harduer

Intel prezantoi çipet e reja për qendrat e të dhënave

Jul 12 2017
0 Shpërndarje
Këto çipe u dedikohen kompanive si Google, Microsoft, Amazon dhe kompanive që operojnë në fushën e qendrave të të dhënave me mijëra kompjutera. Intel prezantoi çipet e reja për qendrat e të dhënave Photo Source: Intel

Ditën e Marte Intel prezantoi një linjë të re mikroprocesorësh për qendrat e të dhënave duke hapur një betejë të re me Advanced Micro Devices për biznesin e çipeve që fuqizojnë informatikën cloud.

Procesorët e rinj Xeon Scalable ofrojnë mbështetje për aplikacione të gjeneratës së re si inteligjenca artificiale dhe makinat me sistem vetëdrejtimi.

Këto çipe u dedikohen kompanive si Google, Microsoft, Amazon dhe kompanive që operojnë në fushën e qendrave të të dhënave me mijëra kompjutera.

Platforma Cloud e Google është qendra e parë e të dhënave që do të adoptojë procesorët e rinj Intel. Por ky i fundit përballet me konkurrencën e rivalit historik AMD i cili së fundi prezantoi procesorin tij të gjeneratës së re.

Xeon SP bazohet në arkitekturën Skylake dhe procesorët e kësaj linje kanë deri në 28 bërthama dhe 56 procese. Çipet ofrojnë mbështetje për deri në 1.5 TB memorje në gjashtë kanale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>