Harduer

Intel prezantoi edicionin special 5Ghz Core i7-8086K

Jun 5 2018
0 Shpërndarje
Ky procesor i gjeneratës së tetë ka një frekuencë bazë 4Ghz dhe Turbo 5Ghz. Intel prezantoi edicionin special 5Ghz Core i7-8086K

40 vite pasi lançoi procesorin historik 8086, i pari që startoi arkitekturën x86, Intel sot prezantoi një edicion special të limituar Core i7-8086K.

Ky procesor i gjeneratës së tetë ka një frekuencë bazë 4Ghz dhe Turbo 5Ghz.

Procesori i ri del në shitje më 8 Qershor ditën kur debutoi 8086. Duke qenë se i përket serive K, Core i7-8086K ka shumëzuesin të zhbllokuar dhe frekuenca mund të rritet përtej asaj që reklamon Intel.

Gjithashtu Intel do të dhurojë 8,086 procesorë Core i7-8086 ndërsa kompania ende nuk ka publikuar çmimin. /PCWorld Albanian

Tags >

intel
Lajmet e fundit>