Harduer

Intel prezantoi procesorët e parë të gjeneratës së tetë Core i5 dhe i7

Aug 22 2017
0 Shpërndarje
Edhe pse Intel i quan gjenerata e tetë, edhe procesori edhe grafika e integruar është e bazuar në arkitekturën Kaby Lake. Intel prezantoi procesorët e parë të gjeneratës së tetë Core i5 dhe i7 Photo Source: Intel

Gjenerata e tetë e procesorëve Intel Core debutoi ditën e djeshme me procesorët e parë 16 vatësh me fuqi të ulët për laptopët.

Në të kaluarën procesorët e serive U kishin vetëm dy bërthama dhe katër procese, ndërsa modelet e reja kanë katër bërthama dhe tetë procese.

Gjithashtu me gjeneratën e tetë është rritur frekuenca maksimale në 4.2 Ghz edhe pse ajo bazë është zbritur në 1.9Ghz. Përtej këtyre ndryshimeve shumë pak mund të thuhet për çipet e reja.

Edhe pse Intel i quan gjenerata e tetë, edhe procesori edhe grafika e integruar është e bazuar në arkitekturën Kaby Lake. Ky i fundit ishte një përmirësim i vogël i Skylake falë grafikave me suport për 4K H.265.

Procesorët e rinj do të vijojnë të funksionojnë në arkitekturën 14nm+. Në fillim të vitit Intel thoshte se procesorët janë 30% më të shpejtë, ndërsa tani kompania thotë 40%.

Po pjesa tjetër e gjeneratës? Këtu komplikohet çdo gjë. Sipas Intel procesorët desktop mbërrijnë në Vjeshtë por ka spekulime se ato do të jenë të bazuar në bërthama Coffe Lake 14 nm++.

Por Intel ka konfirmuar se të paktën njëri prej procesorë do të jetë 10 nanometër i arkitekturës Cannonlake. Në fund të fundit pavarësisht nëse është 14+nm apo 14++, ato janë thjeshtë gjenerata e tetë. /PCWorld Albanian

Tags >

intel
Lajmet e fundit>