Harduer

Intel prezantoi procesorët e rinj Xeon E

Jul 13 2018
0 Shpërndarje
Procesorët kanë deri në gjashtë bërthama dhe 12 procese me frekuencë 3.3Ghz deri në 3.8Ghz dhe turbo 4.3Ghz deri në 4.7Ghz. Intel prezantoi procesorët e rinj Xeon E

Intel lançoi procesorë të rinj Xeon E për kompjuterat e punës të nivelit fillestar dhe kompania tha se mund të kryejnë detyrat deri në 1.45 herë më shpejtë sesa procesorët e 2017-ës.

Intel Xeon E-2100 janë pasardhësit e procesorëve Intel Xeon E3 i 2017-ës. Intel kërkon tu japë më shumë performancë krijuesve krahas qëndrueshmërisë dhe kostos së përballueshme.

Procesorët kanë deri në gjashtë bërthama dhe 12 procese me frekuencë 3.3Ghz deri në 3.8Ghz dhe turbo 4.3Ghz deri në 4.7Ghz.

Procesorët e rinj jo vetëm që kanë frekuencë më të lartë por edhe memorie më të shpejtë, I/O dhe siguri të avancuar.

Ata dalin në shitje ditën e sotme dhe së shpejti do të shfaqen në kompjuterat Dell, Lenovo dhe HP. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>