Harduer

Intel prezantoi procesorin e parë Core i3 me teknologjinë Turbo Boost

Feb 14 2018
0 Shpërndarje
Core i3-8130U ka një frekuencë bazë prej 2.2 Ghz, grafika UHD 620 dhe mbështetje për memoriet LPDDR3 2,133 Mhz dhe DDR4 2,400 Mhz. Intel prezantoi procesorin e parë Core i3 me teknologjinë Turbo Boost Photo Source: Intel

Normalisht një procesor i ri Intel Core i3 nuk do të ishte diçka për të gëzuar kaq shumë. Por procesori i ri Core i3-8130U ka diçka speciale: Turbo Boost, një teknologji e pa implementuar më parë për çipet Core i3.

Intel prezantoi Intel Core i3-8130U me dy bërthama dhe katër procesor dhe fuqi prej 15 vatësh.

Ai i dedikohet laptopët dhe hibridëve 2n1 dhe bazohet në arkitekturën Kaby Lake 14 nanometër.

Core i3-8130U ka një frekuencë bazë prej 2.2 Ghz, grafika UHD 620 dhe mbështetje për memoriet LPDDR3 2,133 Mhz dhe DDR4 2,400 Mhz.

Por falë Turbo Boost, frekuenca e procesorit mund të shkojë deri në 3.4Ghz. familja Core i3 e procesorëve shihet si produkti më i lirë i Intel por me teknologjinë e re ndryshon çdo gjë.

Pak vite më parë Intel ka prezantuar një procesor të ngjashëm, Core i7-6650U me dy bërthama, katër procese, 2.2Ghz frekuencë dhe Turbo Boot 3.4 Ghz.

Ai çip kushtonte 415 dollarë atëkohë ndërsa presim që Core i3-8130U të kushtojë 150 dollarë ose më pak. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>