Harduer

Intel prezanton proçesorët grafike Iris Pro. Premton performancë të shtuar për video lojërat

Mar 6 2015
0 Shpërndarje
Intel prezanton proçesorët grafike Iris Pro. Premton performancë të shtuar për video lojërat

iris-pro-100571663-largeA e dini se një pjesë e madhe e proçesorëve të kompjuterave tanë janë të paisur edhe me një procesor grafik? Tani Intel po sjell gjeneratën më të fuqishme të proçesorëve grafik të quajtur Iris PRO.

Grafik e Intel mund të mos krahasohen me proçesorët grafik të AMD apo Nvidia, por esencialisht ato ofrojnë një fuqi grafike bazike. Por ndërsa këto proçesorë grafikë po bëhen më të fuqishëm, edhe kompjuterët më të lire do të mund të luajnë lojëra më komplekse. Një zëdhënës i Intel tha se pothuajse 70 % e kompjuterave përdorin proçesorët grafikë të integruar.

Intel zbuloi proçesorët e rinj grafikë së bashku me disa proçesorë Broadwell të njoftuar nga kompania në konferencën CES të muajit të shkuart. Që nga mesi i këtij viti, kompjuterët desktop do të paisen me proçesorët grafikë Intel Iris Pro 6100.

Për më tepër, falë DirectX 12 kartat grafike Intel do të përfitojnë një tjetër avantazh në performancën grafike, sidmos të lojërave. DirectX 12 është shumë afër dhe Microsoft ka deklaruar se API-ja e re duhet të ofrojë 20 % më shumë performance krahasuar me DirectX 11. Kjo do të realizohet përmes një kombinimi të reduktimit të fuqisë proçesorike me perdorimin efikas të bërthamave të shumëfishta. Kjo është njësoj sikur të keni blerë një harduer të ri tha menaxheri i programit të DirectX pranë Microsoft. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>