Harduer

Intel: Procesorët tonë 10 nanometër do të kushtojnë 30% më pak se rivalët

Apr 3 2017
0 Shpërndarje
Intel: Procesorët tonë 10 nanometër do të kushtojnë 30% më pak se rivalët

Intel tha se procesorët e rinj të kompanisë me arkitekturë 10 nanometër do të kushtojnë 30% më lirë sesa rivalët e madje do të jenë më të fuqishëm.

Ndërsa Qualcomm është një prej prodhuesve i cili ka implementuar këtë arkitekturë, Intel thotë se rivalët nuk përdorin të njëjtën terminologji. Sipas Intel avantazhi i këtij të fundit qëndron tek aftësia për të vendosur më shumë tranzistorë në një hapësirë të caktuar.

Prodhimi i procesorëve të parë 10 nanometër do të fillojë nga fundi i vitit u shpreh Intel javën e kaluar në një konferencë në San Francisco.

Konkurrentët kryesorë të kompanisë janë Global Foundries, TSMC dhe Samsung. Rivalët e drejtpërdrejtë, Qualcomm dhe AMD, përdorin këto prodhues për të ndërtuar procesorët e tyre.

Intel gjithashtu tha se ende beson në ligjin Moore. Sipas këtij ligji numri i tranzistorëve do të dyfishohet çdo dy vite, një premtim që Intel nuk e mban që prej 7 vitesh. /PCWorld Albanian

Tags >

intel
Lajmet e fundit>