Lajmet

Intel promovon zhvillimin e aplikacionëve të gjeneratës së re

Mar 12 2013
0 Shpërndarje
Intel promovon zhvillimin e aplikacionëve të gjeneratës së re

Inxhinierët e softuerëve po përdorin mjetet e Intel për të eksploruar mënyra të reja se si njerëzit mund të përdorin zërin, gjestet e duarve apo lëvizjet e kokës ose syve për të ndërvepruar me kompjuterët.

Në vitet e ardhshme kërkimet e tyre pritet që sigurojnë mjete të reja që do të ndihmojnë zhvilluesit të krijojnë lojëra të reja elektronike, të ndihmojnë doktorët të kontrollojnë kompjuterët e përdorur në kirurgji ose të drejtojnë zjarrfikësit kur janë brenda ndërtesave që kanë marrë flakë.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të ofrojë kjo punë në fund, por është e mrekullueshme të shohësh ecurinë e saj. Deri tani kemi vënë re se është zhvilluar përtej asaj çfarë ne kishim imagjinuar në fillim.” tha Craig Hurst drejtor për produktet kompjuterike vizuale në Intel.

Një prej mjeteve që është shpërndarë te zhvilluesit e programeve është Perceptual Computing SDK dhe aplikacionet e ndërtuar me ndihmën e tij do të vlerësohen nga inxhinierët e Intel.

Kompania ka në plan që të ofrojë çmimin prej 1 milion dollarësh ndaj zhvilluesve për aplikacionin prototip më origjinal jo vetëm për dizajnimin e lojërave, por edhe për produktivitetin.

A mund ta paramendoni veten pas 10 vitesh në një “shtëpi të mençur” si kjo

Berry Salomon një prej inxhinierëve tregoi se si zhvilluesit e Windows po përdorin këto mjete. Me një kamera të perceptimit në thellësi (depth-perception) të vendosur në pjesën e sipërme të një laptopi, të lidhur me kompjuterin me anë të një porte USB Solomon tregoi se si një softuer i ndërtuar me Intel SDK shfaqte në ekran shprehitë e tij të fytyrës dhe gjestet e duarve të shoqëruara nga një shtresë vijash dhe pikash që tregonin pozicionin e saktë të syve dhe gishtave.

Me këtë informacion gjurmimi, zhvilluesi mund të vendosë shumë shpejt fytyrën dhe duart e një njeriu në skenarin e një realiteti virtual. (PCWorld Albanian)

intel

Tags >

intel
Lajmet e fundit>