Harduer

Intel i qëndron ligjit Moore, planifikon ndërtimin e procesorëve 7 nm

Jan 28 2017
0 Shpërndarje
Intel po përgatitet për hapin tjetër në botën e teknologjisë teksa po eksploron mënyra për të zhvilluar procese prodhimi të çipeve me arkitekturë 7-nm. Të Enjten, kompania deklaroi se po ndërton një kompleks testues për t’ia arritur këtij qëllimi. Intel i qëndron ligjit Moore, planifikon ndërtimin e procesorëve 7 nm Photo Source: Intel

Për vite të tëra, Ligji Moore ka qenë drita në fund të tunelit për Intel, për të ndërtuar çipe më të vegjël, më të shpejtë, dhe më efikas. Përpjekjet e kompanisë ndihmuan prodhuesit e kompjuterëve që të zvogëlojnë madhësinë e laptopëve dhe pajisjeve mobile ndërkohë që shtonin jetëgjatësinë e baterisë.

Kompleksi testues do të eksperimentojnë mënyrat dhe proceset për të ndërtuar çipe me arkitekturë 7-nm. Intel nuk ka dhënë informacione rreth një date se kur do të shohim këtë arkitekturë në treg, por nuk do të ndodhë për 2-3 vitet e ardhshme.

Çipet më të fundit të Intel kishin arkitekturë 14-nm, përmendim Kaby Lake, ndërkohë që këtë vit çipet vijuese do të jenë të bazuara në arkitekturë 10-nm, çipet Connanlake.  Çipet me arkitekturë 7-nm do të vijojnë ato të arkitekturës 10-nm.

Ligji i Moore-it thotë se numri i transistorëve në një çip dyfishohet çdo 18 ose 24 muaj, por Intel hasi probleme me arkitekturën 14-nm dhe nuk arriti që të dyfishonte numrin. Për këtë arsye Intel filloi ta interpretonte në një mënyrë tjerët ligjin dhe filloi të ndryshonte arkitekturën dhe procesin e prodhimit çdo dy vite.

Arkitektura 7-nm mund të sjellë ndryshime të mëdha në dizajnin e çipeve, të cilët mund të jenë shumë më të vegjël dhe efikas në përdorimin e energjisë. Ndërkohë që konkurrentët kanë filluar që tani të punojnë në arkitekturën 7-nm.

Globalfoundries ka thënë që do të fillojë prodhimin e këtyre çipeve në 2018, dhe ARM ka debutar veglat për dizajnimin e çipeve 7-nm. Nuk është e qartë nëse Globalfoundries do të ndërtojë çipe me këtë arkitekturë në sasi të mëdha. (PCWorld Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>