Harduer

Intel refuzon kërkesën për përgjysmim të çmimeve

Aug 16 2011
0 Shpërndarje
Intel refuzon kërkesën për përgjysmim të çmimeve

Duke qenë e përballur me kërkesa të vazhdueshme për të ulur çmimet e CPU’ve të Ultrabook’ve për 50%, Intel në vend të kësaj ka theksuar se do të ofrojë 20 për qind zbritje për grupin e parë të prodhuesve. 

OEM’ët në anën tjetër kanë theksuar se fajin e ka kosto e lartë e CPU’ve të Intel që po ndikon në çmimet e larta të produkteve të tyre. Ata madje kanë krahasuar çmimin e Oak Trail prej 95$ me atë të Nvidia Tegra 2 prej 20$, por kjo nuk ka qenë korrekte sepse të dy kanë aftësi të ndryshme, megjithëse problemi po ilustrohet.

Intel duket se nuk do të lëviz nga pozicioni i saj dhe rritja e saj bruto prej 60% nuk duket se do të lëviz deri në fund të vitit. Praktikisht më lehtë është ulja sesa rritja e çmimeve, por sigurisht kjo kompani është duke pritur reagimin e konsumatorëve dhe perceptimin e tyre në lidhje me ultrabook para se të ndërmerr ndonjë hap konkret. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>