Lajmet

Intel riemëron procesorët e rinjë Core i3, i5 dhe i7

Jun 18 2009
0 Shpërndarje
Intel riemëron procesorët e rinjë Core i3, i5 dhe  i7

Intel është duke bërë disa pastrime në strukturën e saj të emërtimeve, duke shtuar disa Core të ri në këtë bllok. Duke iu bashkangjitur serisë së nivelit të lartë Core i7, Core i5i rangut mesatar dhe Core i3 i rangut të ulët, do të paraqiten në treg gjatë muajve të ardhshëm, gjegjësisht në vitin e ardhshëm.

Për të qenë më specifik, çipsetat Lynnfield do të jenë i5 ose i7 në varësi të veçorive të vendosura; çipat mobil Clarkfield do të jenë i7 dhe 32nm Arrandale do të jetë i3.

Natyrisht, me ekipin e ri në tregun e procesorëve, gradualisht disa emra do të fillojnë të tërhiqen, sikruse Core 2 Duo, Core 2 Quad dhe Centrino, ku i fundit në fjalë eventualisht do të margjinizohet vetëm për produkte WiMAX dhe WiFi.

Gjithashtu procesorët si Celeron, Pentium e edhe Atom do të jenë disa prej emrave që do të qarkullojnë mjaft shumë në nivelin hyrës të kompjuterëve.

 

Lajmet e fundit>