Biznes

Intel Security do të quhet përsëri McAfee

Apr 4 2017
0 Shpërndarje
Tashmë McAfee nuk do të vuajë nga filozofia e Intel e as nuk ka pse të konkurrojë me biznesin e procesorëve. Intel Security do të quhet përsëri McAfee Photo Source: Wired

McAfee zyrtarisht është shkëputur nga Intel duke lënë pas brendin Intel Security dhe operuar si një sipërmarrje tjetër.

Ishte investimi i firmës TPG prej 1.1 miliard dollarësh në McAfee i cili i siguroi 51% të aksioneve që kontriboi indirekt në këtë ndarje.

Tashmë McAfee nuk do të vuajë nga filozofia e Intel e as nuk ka pse të konkurrojë me biznesin e procesorëve.

Një prej strategjive afatgjata të kompanisë është përmirësimi i shërbimit Data Exchange Layer për platformat e komunikimit mes produkteve të sigurisë. Intel bleu McAfee në 2010-ën për 7.68 miliard dollar. Gjërat nuk funksionuan si duhet për Intel.

Tashmë McAfee do të qëndrojë e fokusuar në gjurmimin e kërcënimeve të sigurisë por jo përmes databazave me të dhëna por përmes inteligjencës artificiale. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>