Intel shpalos të ardhurat në çerekun e katërt të vitit 2008

Jan 16 2009
0 Shpërndarje
Intel shpalos të ardhurat në çerekun e katërt të vitit 2008

Në përmbylljen e tyre publike, Intel gjithashtu përfshiu edhe një paralajmërim. Paralajmërimi në fjalë u detajua nga vetë Presidenti dhe CEO-ja i INTEL-it, Paul Otellini: “Ekonomia dhe industria janë në një proces të rinisjes në një nivel të ri, prej të cilit do të vazhdojë rritja. Gjersa ambienti është i pasigurt, strategjitë fundamentale të biznesit tonë janë më të fokusuara se kurr më parë. Intel do të vazhdojë të zgjerojë lidershipin e prodhimit, inovacionet e produkteve, do të zhvillojë tregje të reja dhe do të implementoj efikasitete operative që veçse kanë marrë më shumë se 3 miliard dollarë të shpenzimeve ndërtuese që nga viti 2006. Intel ka pasur kohë të vështira edhe më parë, dhe ne e dimë çfarë duhet bërë për të drejtuar suksesin tonë më tej. Teknologjitë dhe produktet e reja që janë shpalosur prej nesh do të ndihmojnë që ne, të ndezim rritjen e tregut dhe të shkëlqejmë kur ekonomia të këndellet.”

Për tërë vitin 2008, Intel raportoi të hyra prej 37.6 miliard dollarë, të hyra operative prej 9 miliard dollarë me neto të hyra prej 5.3 miliard dollarë. Intel krijoi 11 miliard $ të holla kesh nga operacionet e saja, pagoi kesh të ndarë për aksionarët në vlerë prej 3.1 miliard $, dhe përdori 7.1 miliard $ për të riblerë 324 milion aksione në stoqet e përditshme.

Krahasuara me Ç4 të vitit 2007, të hyrat e Intel-it kanë rënë për 23%, të hyrat operative për 49% dhe neto të hyrat për 90%. Krahasuar me çerekun e tretë të vitit 2008, të hyrat ranë për 19%, të hyrat operative për 50% dhe neto të hyrat për 88%. Të hyrat e vitit 2008 tek Intel, ranë për vetëm 2% në krahasim me vitin 2007, të hyrat operative janë ngritur për 9%, dhe neto të hyrat në krahasim me vitin e kaluar ranë për 24% ndërsa fitimet për aksione ranë për 22% (92 cent për aksion).

Shikimi drejt së ardhmes së biznesit për vitin 2009, Intel e karakterizoi me disa faktor kyç. Intel parasheh që shpenzimet R&D të jenë 5.4 miliard dollarë. Shpenzimet kapitale do të jenë të njëjta ose do ngadalë do të zbresin në krahasim me vitin 2008. Intel pret që të akumulojë 4.8 miliard dollarë në vlerësime. Rata vjetore e taksave të tyre është përafërsisht 27%.

Në këtë kohë, Intel nuk po ofron një rishikim të të hyrave, për çerekun e parë të vitit 2009. “Sidoqoftë këto janë çështje të brendshme, por kompania parasheh të hyra prej 7 miliard dollarë, në çerekun e parë të vitit 2009, që është shumë më pak në krahasim me 8.2 miliard dollarë të hyra nga ky çerek dhe sigurisht që jep sinjale se Intel do të postojë një humbje për Ç1 të vitit 2009.

 

Lajmet e fundit>