Vëzhgim

Intel shpalos teknologji të re për transferim të të dhënave

Feb 24 2011
0 Shpërndarje
Intel shpalos teknologji të re për transferim të të dhënave

Kjo teknologji më parë quhej Light Peak, ndërsa në gjeneratën e tanishme të quajtur Thunderbolt mundëson shpejtësi transferimi prej 10 Gbps mes kompjuterëve dhe pajisjeve. Kjo është dyfish më shpejtë sesa krahasuar me USB 3.0 të tanishëm. Iterimet e mëtutjeshme të specifikimit pritet të lëvizin teknologjinë prej lidhjes me bazë në bakër drejt një lidhjeje me bazë në fibra optike, për  të cilat Intel ka thënë se një ditë do t’i mundësojnë fuqi dalëse prej mbi 100Gbps.

Një prej caqeve të Intel me Thunderbolt është që të përdoren lidhje të ndryshme që shkojnë prej PC-ve dhe pajisjeve të lidhura. Thunderbolt mund të transmetojë edhe të dhëna raw e edhe informacione audio-video në të njëjtën kohë, duke përdorur protokolle ekzistuese DisplayPort dhe PCI-Express. Pasi që secili port Thunderbolt ka dy kanale të transmetimit të të dhënave, teknologjia gjithashtu është dydrejtimëshe, që do të thotë se edhe mund të transmetojë e edhe të pranojë të dhëna. Sipas Intel, secili port do të jetë në gjendje të dërgojë dhe pranojë të dhëna në të njëjtën kohë, me një shpejtësi të plotë prej 10Gbps në të dy drejtimet.

Intel Thunderbolt

Duke përdorur protokollet ekzistuese të të dhënave si DisplayPort dhe PCI-Express, Thunderbolt do të ndikojë në një numër të madh të pajisjeve, duke filluar prej desktopëve dhe laptopëve e deri tek monitorët, hard disqet e jashtme, celularët dhe tabletët. Edhe laptopët e rinj MacBook pro që u paraqitën sot janë produktet e para të tregut të pajisura me Thunderbolt. Intel ka shtuar gjithashtu se Aja, Apogee, Avid, Blackmagic, LaCie, Promise dhe Western Digital kanë produkte me bazë në Thunderbolt, edhe pse teknologjia do të shpërndahet tek shumë prodhues të mëdhenj me siguri të plotë brenda një periudhe të shkurtë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>