Harduer

Intel shton mbështetjen për Vulkan në kompjuterat Windows 10

Feb 14 2017
0 Shpërndarje
Intel solli më shumë opsione të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm eksperiencat e lojërave dhe realitetit virtual në kompjuterët Windows falë mbështetjes zyrtare të API-së së Vulkan. Intel shton mbështetjen për Vulkan në kompjuterat Windows 10 Photo Source: Lenovo

Vulkan është i ngjashëm me DirectX 12 dhe mund të përdoret për shumë aplikacione, por është më i dobishëm për aplikacionet vizuale si lojërat.

E thënë ndryshe, lojërat dhe aplikacionet e realitetit virtual të shkruara në Vulkan do të funksionojnë me grafikat e integruara të gjeneratës së gjashtë dhe të shtatë të procesorëve Intel, Skylake dhe Kaby Lake respektivisht.

Madje do të mbështeten edhe procesorët grafikë Intel HD 505 të modeleve Pentium Apollo Lake. Natyrisht mbështetja do të hapë dyert për aplikacionet Vulkan të cilat funksionojnë me pajisjet e realitetit virtual të bazuar në Windows.

Nga fundi i vitit pritet që prodhuesit si Lenovo, Dell, dhe HP të prezantojnë pajisjet e para të realitetit virtual për kompjuterët Windows 10.

Microsoft do të prezantojë mjetet e zhvillimit për realitetin virtual më 27 Shkurt në San Francisco. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>