Harduer

Intel sjell 14 proçesorë të rinj me arkitekturën 14 nm “Broadwell-U”

Jan 6 2015
0 Shpërndarje
Intel sjell 14 proçesorë të rinj me arkitekturën 14 nm “Broadwell-U”

intel-processor-hierarchy-100538296-largeMe lançimin e proçesorëve Core M, Intel premtoi një valë të re tabletësh me ekran të vogël. Por në CES 2015, Intel lançoi gjeneratën e pestë të proçesorëve me arkitekturë “Broadwell-U” për desktopët dhe laptopët.

Proçesorët e rinj, që janë 14 të tillë janë dizenjuar për konsumatorët dhe bizneset ku janë përfshirë edhe modele Pentium dhe Celeron. Prezantimi i tyre publik u bë ditën e djeshme, një ditë nga starti zyrtar i CES 2015.

Të gjithë modelet Broadwell tashmë janë të disponueshëm me përjashtim të modelit 28 wat të parametrave të lartë që përfshijnë edhe grafikat e reja Iris 6100. Ky model do të mbërrijë në fundin e tremujorit të parë të këtij viti. Drejtori i strategjisë së Intel tha se kompania shpreson se tranzicioni për në modelet Broadwell të proçesorëve do të jetë i shpejtë.

Po çfarë do të sjellin këto proçesorë të rinj? Cipet Broadwell janë të parët me ndërtim 14 nm për desktop dhe laptop. Ato do të sjellin një performancë kompjuterike dhe jetëgjatësi baterie të shtuar. Falë këtyre proçesorëve, Intel thotë se laptopët do të shijojnë 90 minuta shtesë jetëgjatësi baterie krahasuar me modelet e gjeneratës së 4-t “Haswell”. Përpunimi grafik do të jetë 22 % më shpejtë ku gjatë përpunimit të video-ve do të shkojë deri në 50 %.

E thënë ndryshe, proçesorët Broadwell përmbajnë 1.9 miliard tranzistorë. Nëse e mbani mend, Intel lançoi proçesorin “Tukwila” në 2010 i cili përmbante 2 miliard tranzistorë. Por Tukwila ishte një çip Itanium dizenjuar për përpunimin e databazave komplekse.

Përmirësimet dramatike shkojnë përtej performancës. Teknologjia e re e quajtur SmartSound përmban një DSP Audio më të sofistikuar e aftë të “zgjojë” kompjuterin përmes një komande verbale. Gjithashtu karta Wireless-C 7265 802.11ac e integruar do të konsumojë 50 % më pak energji dhe përmirëson me 15 % transmetimin e të dhënave. Intel ka punuar edhe me Nuance për të përfshirë një asistent vokal në kompjuterët tanë i cili do të jetë i disponueshëm gjersa Microsoft të shtojë asistentin dixhital Cortana në Windows 10.

Dhjetë nga çipet e lançuara do të operojnë në fuqinë 15 wat, ndërsa katër të tjerët në 28 wat. Proçesori Pentium dhe dy të tjerë Celeron janë dizenjuar me arkitekturën Broadwell gjithashtu. Pothuaj të gjitha modelet janë dy bërthamëshe pajisur me katër “Threads”(funksionojnë sikur të ishin bërthama fizike) dhe shpejtësi bazë nga 1.6 Ghz gjer në 3.1 Ghz. Përmes veçorisë “Turbo” modelet Core i5 dhe Core i7 mund të arrijnë shpejtësinë 3.4 Ghz në varësi të modelit.

Kompania nuk dha shumë detaje lidhur me performancën e bërthamave të reja grafike. Grafikat e integruar në brendësi të modeleve “Haswell” janë shumë të fuqishëm. Por Intel tha se modeli Core i7-5600U Broadwell me grafikat 5500 do të jetë 22 % më i shpejtë sesa një model Haswell

Core i7-4600U me grafika 4400. Intel ka në plane të nxjerrë në pah edhe ChromeBook në CES 2015 me lançimin e një të tillë mbase ku dërgesat mund të fillojnë nga muaji shkurt. Megjithëse shitjet po shtohen për shkak të fundit të mbështetjes për Windows XP, përdoruesit po drejtohen drejt platformave të reja jo pse kanë nevojë por që të kërkojnë diçka që më të vërtetë u përshtatet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>