Harduer

Intel sjell kartën e parë grafike diskrete në 2020

Jun 13 2018
0 Shpërndarje
Në një takim me analistët javën e kaluar, ekzekutivi i Intel tha se ishte duke eksploruar dy alternativat, grafika konsumatorë por edhe profesionale. Intel sjell kartën e parë grafike diskrete në 2020

Pas rrëmbeu Raja Koduri nga AMD vitin e kaluar, ishte çështje kohe përpara se Intel të hynte në tregun e grafikave.

Koduri ka drejtuar dhe mbikëqyrur zhvillimin e grafikave Radeon.

Sot Intel konfirmoi se kompania do të lançojë grafikat e para diskrete në 2020-ën.

Në një takim me analistët javën e kaluar, ekzekutivi i Intel tha se ishte duke eksploruar dy alternativat, grafika konsumatorë por edhe profesionale.

Ende nuk dihet se cilin treg do të synojë Intel, por Nvidia dhe AMD duhet të mbajnë sytë hapur.

Ende debutimi në 2020-ën duket një objektiv i arritur me shpejtësi. Me punësimin e Koduri, Intel ja nisi nga zeroja.

Ndërsa grafikat e integruara janë përmirësuar gjatë viteve, ato nuk krahasohen me grafikat diskrete të AMD dhe Nvidia.

Kjo është një prej arsyeve pse Intel bashkëpunoi me AMD për të integruar bërthamat Radeon në procesorët Intel Core. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>