Harduer

Intel tenton të hyjë bujshëm në tregun e pajisjeve mobile me çipin Atom X3 SoFIA

Mar 3 2015
0 Shpërndarje
Intel tenton të hyjë bujshëm në tregun e pajisjeve mobile me çipin Atom X3 SoFIA

Ekzekutivët e Intel kanë rënë arritur në përfundimin se proçesori Qualcomm nuk po rezulton aq i suksesshëm sa pritej në tregun e smartfonëve dhe tabletave. Por me çipin e ri Atom x3 “Sofia” së bashku me Atom x5 dhe x7 të njohur me pseudonimin “Cherry Trail” Intel do të renditet si një konkurent tepër i fortë në tregun e paisjeve mobile. Edhe pse tre proçesorët kanë të njëjtin emër Atom, ata përfaqësojnë dy familje të ndryshme produktesh.

dellvenue8_Atom X3 është shpresa e Intel për të fituar një vend të qëndrueshëm në tregun e smartfonëve. Ky çip përfshin komunikim radio 3G të integruar me një proçesor aplikativ. Nga ana tjetër proçesorët X5 dhe X7 janë më konvencionalë dhe do të përdoren më së shumti në tableta më të mëdha e të fuqishme. Dhe pse Intel po thekson së tepërmi performancën e çipave të rinj ka akoma dyshime mbi faktin se si do të pranohen këto çipe nga konsumatorët e gjerë. Kompania refuzoi të diskutonte mbi konsumin e energjisë së Atom X3, por zbuloi se ai do të përdoret në smartfonat e lirë por cilësor. Ndërkohë dy çipat e tjerë të njohur si “Cherry Trail” konsumojnë të njëjtën sasi energjie me modelet “Bay Trail”.

Atom X3 do të jetë pjesë e telefonëve të nivelit të ulët

Kompania deklaroi se çipi Atom X3 3G do të përdoret në smartfonat që kushtojnë më pak se 75$, ndërkohë që versionet e tij të ardhshëm më të fuqishëm do të aplikohen në smartfonat e një niveli më të lartë. Intel përmendi disa nga partnerët në zhvillimin e Atom X3; ECS, Pegatron, Compal dhe Wistron. Ajo që bëri përshtypje është mungesa e Lenovo ndër këta partnerë.

lenovo-k900-100563237-origAtom X3 C3130 do të jetë i disponueshëm si 3 produkte të ndryshme; i pari i integruar me radio 3G i cili ka filluar me dërgesat, i dyti një version më i fuqishëm i cili do të vijë në bashkpunim me Rockchip dhe i treti do të kombinojë cipin Atom me teknologjinë LTE. Dhe pse cipat 3G dhe 3G-R do të mbështesin Android, i treti, cipi LTE do të ofrojë mbështetje dhe përWindows Phone.

intel-atom-x3-breakdown-100570062-origËshtë pikërisht performanca ajo që cilësohet nga Intel si pika më e fortë e çipëve të rinj. Kompania ka premtuar se Atom X3 3G do të jetë 1.5 herë më i shpejtë se Qualcomm Snapdragon 200. Ndërsa versioni 3G-R do të jetë akoma më i shpejtë, 1.8 herë. Nga ana tjetër Atom X5 dhe X7 do të ofrojnë përfitime bazike të performancës. Për shembull Atom X7 pritet të jetë dyfish më i fuqishëm se modelet ‘Bay Trail’ gjatë testimeve.

Atom X5 dhe Atom X7, procesorë për tabletët Android dhe Windows

Çipet ‘Cherry Trail’ do të fokusohen tek konsumatorët potencial si Asus, Acer, Dell, HP, Lenovo dhe Toshiba.

dellvenue8_7000realsense_taperule-100539630-origNdërsa përdoruesit duhet ti kushtojë më shumë vëmendje performancës se sa fuqisë, këshillon kompania. Manaxheri i përgjithshëm i tabletëve tek Intel, Josh Newman, deklaroi se çipet ‘Cherry Trail’ do të sjellin përmirsime të ndjeshme në grafika dhe në ndërfaqen e përdoruesit ndërsa konsumimi i energjisë do të jetë i njëjtë me atë të proçesorëve ‘Bay Trail’. Kjo është diçka e habitshme duke qënë se ‘Bay Trail’ janë 22nm ndërsa ‘Cherry Trail’ vetëm 14nm. Prodhuesit e harduerëve që blejnë pjesë kompjuterike nga Intel, mund të dizenjojnë tabletë 3G duke ofruar një integrim më të mirë me proçesorët e rinj. Vec çipeve të rinj, Intel gjithashtu do të sjellë si produkte individuale që mbështetin LTE, Wifi apo Bluetoot. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>