Harduer

Intel thotë që MeeGo do të vazhdojë përpara

Feb 11 2011
0 Shpërndarje
Intel thotë që MeeGo do të vazhdojë përpara

Në një deklaratë për shtyp, sot Intel tha që gjersa është zhgënjyer nga vendimi i ndërmarrjes Nokia për përqendrimin në ofertat mobile rreth platformës së Microsoftit, Windows Phone, kjo ndërmarrje nuk është duke injoruar platformën MeeGo.

“Ne qëndrojmë të kryer dhe të mirëseardhur nga kontributi i vazhdueshëm i Nokia-s për Meego me burim të hapur,” tha kompania sot. ”Strategjia jonë ka qenë gjithmonë që të ofrojë zgjedhje kur vjen te sistemet operative, një strategji që përfshin Windows, Android dhe MeeGo. Kjo nuk është duke ndryshuar.”

Intel thotë që silikonët e vet do të jenë në një telefon që do të dalë këtë vit. Por kjo ndërmarrje nuk tha se çfarë sistemi operativ do të ketë ky prodhim i ri./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>