Harduer

Intel zbulon datat e debutimit të Core i9, modelet e para javën e ardhshme

Jun 13 2017
0 Shpërndarje
I radhës do të jetë modeli me 12 bërthama Core i9-7920X i cili mbërrin në Gusht. Intel zbulon datat e debutimit të Core i9, modelet e para javën e ardhshme Photo Source: Intel

Intel më në fund dha një datë debutimit të familjes së re të procesorëve Core i9 dhe entuziastët nuk kanë për ta pëlqyer.

Kompania do të lançojë procesorët e rinj në faza ose e thënë ndryshe përgjatë disa muajve ku i fundit do të debutojë modeli 18 bërthamësh Extreme Edition.

Gjatë ditës së Hëne në Konferencën E3 në Los Angeles, Intel tha se mund të blini modelet me 4,8 dhe 10 bërthama të Core i9 duke filluar nga java e ardhshme.

I radhës do të jetë modeli me 12 bërthama Core i9-7920X i cili mbërrin në Gusht.

Modelet më të shpejta të Core i9 vinë në Tetor. Specifikisht 14 bërthamëshi Core i9-7940X, 16 bërthamësh Core i9-7960X dhe 18 bërthamëshi Core i9-7980XE.

Vonesa e debutimit të procesorëve më të fuqishëm do të thotë më shumë hapësirë për AMD dhe Threadripper-in e tij me 16 bërthama. AMD ka mbajtur të fshehta detajet dhe do të vijojë deri në mesin e kësaj stine të nxehtë.

Padyshim Threadripper do të jetë i pari që do të dominojë kompjuterat e lojërave vetëm nëse 10 bërthama të Core i9 arrijnë të bëjnë mrekullinë. /PCWorld Albanian

Tags >

AMDintel
Lajmet e fundit>