Harduer

Intel zvogëlon procesorët mobile

Dec 17 2012
0 Shpërndarje
Intel zvogëlon procesorët mobile

Intel po bëhet gati të prodhojë gjeneratën e re të procesorëve mobile. Çipet e reja do të përdorin teknologjinë e Intel-it 22-nanometer, e cila është tashmë prezente në PC-të dhe Mac-ët e sotëm.

Vështirësia në integrimin e teknologjive të reja të çipeve për procesorët mobile qëndron në natyrën e tyre system-on-a-chip (SoC), e cila përfshin elemente si RAM apo grafika (këto pjesë janë të ndara zakonisht në një PC).

Teknlologjia 22nm e Intel-it do të jetë më e vogla në botë, Çipet më të avancuara nga Qualcomm (të bazuara në arkitekturën ARM) janë 28nm, sipas raportimit të Reuters.

Çipet mobile që prodhon aktualisht Intel, me emrin Atom, janë 32nm.

Megjithatë, Intel-it do t’i duhet një rrugë e gjatë për të ecur në tregun e smartfonëve, pasi pajisjet që përdorin çipet e tij janë shumë të vogla në numër dhe zakonisht të disponueshme në shtete si Kina apo India.

Megjithatë, shumë prodhues, përfshi Lenovo, Samsung dhe Acer, kanë debutuar me tabletët e tyre bazuar në procesorët mobile të Intel-it, edhe pse nuk dihet me saktësi nëse kanë pasur shitje të mira.

Sfida më e madhe e procesorëve mobile të Intel-it ishte pikërisht ndërtimi i çipeve me fuqi të ngjashme me ato të bazuara në ARM. Me teknologjinë 22nm, telefonët e rinj që do ta përdorin do të jenë teorikisht më të mirë në aspektin e performancës.

Pritet që Intel të zbulojë planet e veta në të përvitshmen Consumer Electronics Show (CES) në janar. (PCWorld Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>