Harduer

Intel anullon Larrabee

Dec 6 2009
0 Shpërndarje
Intel anullon Larrabee

Prej mëse dhjetë vjetësh Intel është në ndjekje të rikthimit të një GPU-je jo të integruar, e cila me kohët që jetojmë sot, duhet të marri dhe një ngarkesë të konsiderueshme nga CPU-ja.

“Silikoni i Larrabee dhe zhvillimi i programeve janë shumë mbrapa me atë që kishim parashikuar për këtë fazë të projektit. Si pasojë, version i parë i Larrabee nuk pritet të lançohet si një product i veçantë.” komentoi këtë të premte Nick Knupffer, zëdhënësi i Intel. Ai shtoi se “Larrabee to të prezantohet si një platformë për zhvillimin e programeve për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm”

Është mëse e dukshme tashmë që diçka nuk po shkon sipas parashikimeve me projektin ambicioz të Intel. Larrabee në demostrimin e tij ka arritur një performancë prej një teraflop (një trillion veprime floating point në sekondë), çka mund të dukej mbresëlënëse rreth tri vite më parë, por një TFLOPS është arritur që prej Radeon HD 4870 dhe sot mund të gjeni lehtë në shitje me një çmim prej disa qindra eurosh, një Radeon HD 5890, ecila prodhon deri në 5 TFLOPS.

Lajmet e fundit>