Lajmet

Intel, BE dhe 'Mr. A'

Nov 20 2009
0 Shpërndarje
Intel, BE dhe 'Mr. A'

Ndërkohë që pritet një masë e Komisionit Federal të Tregtisë, një person i papërcaktuar i Dell citohet vazhdimisht në dokumentat ligjore si një person i cili do të lehtësojë ndjeshëm pozicionin e Intel dhe për pasojë, gjobat që do rëndojnë mbi kompaninë nga hetimi antitrust.

I ashtuquajturi Mr. A është cituar nga Intel si një person i cili ka dhënë deklarata shfajësuese – dhe mund të hedhi poshtë implikemet e marra për bazë në çështjen e New York-ut ndërmarrë nga Andrew Cuomo ndaj prodhuesit të procesorëve.

Sipas komisionerit të BE, P. Nikiforos Diamandouros, Mr. A është “një drejtues i lartë i Dell” dhe një person “përgjegjës për marrdhëniet e Dell me Intel”.

Gjithashtu komisioneri thekson se “Është e qartë se Komisioni ka fshehur apo shpërfillur provat shfajësuese. Gjithashtu në pikëpamjen e palës së dëmtuar (Intel), kjo mospërfillje (dhe mos-piketimi i çështjeve kryesore që do të kishin çuar në zbardhjen e të gjitha fakteve pas asajë që kishte për të thënë Mr. A) ka rezultuar në një keqadministrim të patolerueshëm”

Lajmet e fundit>