Biznes

Intel blen gjigantin e sigurisë McAfee për 7.68 miliardë dollarë

Aug 19 2010
0 Shpërndarje
Intel blen gjigantin e sigurisë McAfee për 7.68 miliardë dollarë

Sipas deklaratës nga Intel, McAfee do të operojë si nën-divizion i cili do t’i raportojë Grupës së Sigurimit dhe Softuerit të Intel-it. Intel thotë “se blerja mundëson kombinimin e sigurisë së softuerit dhe harduerit nga një kompani me qëllim të mbrojtjes sa më të mirë të konsumatorëve, korporatave dhe qeverive – pasi miliarda pajisje dalin online”.

McAfee është njëra nga kompanitë më të sukseshme me 2 miliardë dollarë fitime vitin e kaluar.

Online sigurimi, si për kompjuterë ashtu edhe për pajisje mobile, është biznes lukrativ. Gjithashtu McAfee ofron sigri për smartphone, pasi bleu TrustDigital dhe TenCube. Edhe Intel dëshiron të bëhet pjesë e kësaj. Në fakt, presidenti i Intel, Paul Otellin, e quajti sigurin “shtyllën e tretë e asaj që kërkojnë konsumatorët”. Intel gjithashtu së fundi bleu edhe Texas Instruments. /pcworld.al

Lajmet e fundit>