Harduer

Intel Core i3 në janar të vitit të ardhshëm

Dec 17 2009
0 Shpërndarje
Intel Core i3 në janar të vitit të ardhshëm

Kompania gjithashtu pritet që gjatë këtij panairi të shpalos pjesë të reja Core i5 për dekstop PC. Deri më tani nuk është ofruar asnjë detaj teknik rreth këtyre çipave të rinj, por nga emri kemi lirinë që të parashikojmë se këta do të jenë çipat kompjuterik më të lirë dhe më të lehtë, të serisë Core.

Gjithashtu parashihet se ata do të jenë çipat e parë të ofruar për treg, që do të shfrytëzojnë arkitekturën e re të kompanisë, atë 32 nm që është koduar me emrin Westmere.

Intel pati paralajmëruar në IDF gjatë muajit shtator se çipat 32 nm do të futen në fazën e prodhimit gjatë fundit të vitit 2009, duke sjellë kështu kosto të reduktuar dhe konsumim më të ultë të energjisë.

Inovacionet tjera të premtuara për vitin 2010 përfshijnë një procesor gjashtë bërthamësh, integrimi i grafikave në pakon CPU dhe zgjerimet e reja të dizajnuara për të përshpejtuar enkriptimin e të dhënave.

 

Lajmet e fundit>