Harduer

Intel demonstron procesorin me 48 bërthama

Dec 3 2009
0 Shpërndarje
Intel demonstron procesorin me 48 bërthama

Në fakt, gjenerata e ardhshme e çipave përmban përafërsisht  10 deri në 20 herë fuqinë përpunuese që gjendet në shumicën e CPU-ve të sotme të emërtuara Intel Core.

Procesori me 48 bërthama veçohet me një rrejt të shpejtësisë së lartë të çipave për të prodhuar shkëmbim rapid të të dhënave. Përveç kësaj, çipi përmban edhe teknika të reja të menaxhimit të energjisë, që i mundësojnë bërthamave të operojnë në 25 watt (në gjendje normale – idile), ose në 125 watt kur punojnë me kapacitet të plotë.

Sipas Intel, laptopët  e të ardhmes të fuqizuar nga procesorët me 48 bërthama sipas të gjitha gjasave do të jenë në gjendje të “shohin” ose të ndjenjë, në mënyrën e njëjtë sesi mund të shikojë syri i njeriut objektet dhe lëvizjen në kohë reale.

“Imagjinoni se dikur gjatë të ardhmes do të bashkëveproni me një kompjuter për ushtrime virtuale të vallëzimit apo për blerje online që shfrytëzon kamerën e 3D të laptopit të së ardhmes dhe që shfaq para jush një pasqyre ku ju mbani të veshura rrobat për të cilat jeni të interesuar. Silluni dhe shikojeni veten sesi përshtaten rrobat dhe ngjyrat e tyre në trupin tuaj “, shpjegoi Intel në një deklaratë.

“Ky lloj ndërveprimi do të mund të eliminonte tastierat, telekomandat apo joystick-at për lojëra. Disa hulumtues besojnë se kompjuterët do të mund të jenë në gjendje të lexojnë edhe valët e trurit, kështu që thjeshtë duke menduar një komandë, shembull diktimin e fjalëve, ato do të paraqiteshin edhe pa folur fare”.

Lajmet e fundit>