Biznes

Intel dhe Nokia do të krijojnë laborator të përbashkët

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
Intel dhe Nokia do të krijojnë laborator të përbashkët

“Një prej qëllimeve tona të para të laboratorit është që të krijojmë eksperienca të reja dhe tërheqëse për përdoruesit, ngase mundësitë e pajisjeve mobile po rriten shumë shpejtë,” thonë kompanitë në fjalë. Ato shtuan se “krijimi i ndërfaqeve që ngjasojnë më shumë me boten reale mundëson eksperienca natyrale dhe intuitive, në të njëjtën mënyrë si lojërat moderne dhe filmat, të cilat janë më interesant me përdorimin e 3D grafikëve realiste.”

Nokia dhe Intel po mundohen të krijojnë holograme 3D të personit me të cilit flet në telefon, në mënyrë që përdoruesit të ndihen më të përfshirë me metodat e tanishme. “3D teknologjia do të ndryshojë mënyrën sesi i përdorim celularët,” tha Rich Green, zëvendës president i lartë dhe CTO pranë kompanisë Nokia. “Laboratori ynë i ri me Intel në komunitetin zhvillues të ndërfaqeve 3D, do të jetë fondacion i rëndësishëm për të ardhmen e celularëv”.

Laboratori do të formohet në “qendrën për internet” në Universitetin e Oulu.

Lajmet e fundit>