Lajmet

Intel duhet të sigurojë një kompilues të paanshëm

Jan 6 2010
0 Shpërndarje
Intel duhet të sigurojë një kompilues të paanshëm

Shpesh vitet e fundit avantazhet e procesorëve të Intel merren të mirëqëna si avantazhe teknike dhe teknologjike të pajisjeve në fjalë në krahasim me alternativat e AMD, por siç kanë treguar teste të ndryshme, kompiluesi i Intel, i cili ndër të tjera është alternative mbizotëruese mes programuesve për Windows, qëllimisht prodhon kod më të ngadaltë nëse detekton një processor AMD apo kushtëzohet për tu optimizuar për një të tillë.

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë – në luftën me dhe shpesh pa rregulla për të përbaltur rivalin e sajë virtualisht të vetëm, Intel ka përdorur përveç taktikave të dyshimta në shitje, edhe standartin e dyfishtë të kompiluesit të kompanisë duke e fshehur këtë informacion.

Në fakt, kompiluesi i Intel nuk citohet të jetë i optimizuar për procesorët e kësajë kompanie dhe as ti favorizojë ato në çfarëdo forme dhe natyrshëm, ashtu si shumë programues, AMD pret tani një ndër ‘hakmarrjet’ e sajë në formën e një version të ri të kompiluesit të Intel, kësajë rradhe të paanshëm.

Lajmet e fundit>