Lajmet

Intel, partneriteti me NEC

Nov 17 2009
0 Shpërndarje
Intel, partneriteti me NEC

Intel shpalosi versionin e ti të Nehalem-EX në Supercomputing 2009 në Portland (Oregon). Procesori i optimizuar për superkompjutera përmban gjashtë bërthama të cilat do të punojnë me shpejtësi më të madhe se tetë bërthamat e procesorëve të tjerë Nehalem-EX dhe do të ketë gjithashtu struktura specifike për të favorizuar veprimet e llogaritjeve në superkompjutera, deklaroi Intel.

Arkitektura e këtij procesori do të ofrojë shpejtësi dhe kapacitete më të larta të memories dhe do ti lejojë blerësit të ndërtojnë si kompjutera të veçantë, ashtu dhe nyje me deri në 256 procesorë të tillë. Kjo teknologji do të jetë e disponueshme vitin e ardhshëm sipas Intel.

Intel gjithashtu shpalli se po bashkëbunon mekompaninë Japoneze NEC – shitësi më i madh i superkompjuterave në këtë vend – për të zhvilluar sëbashku teknologji “të cilat do të shtyjnë më tej kufijtë e superllogaritjeve” sipas deklaratës së përbashkët.

NEC do ti përdori këto teknologji në superkompjuterat e ardhshëm bazuar në procesorin Intel Xeon dhe teknologji të tjera si AVX (Advanced Vector Extensions), një shtesë e Intel në setin e instruksioneve x86.

“Me NEC që shton novacionin e sistemeve të bazuara në Intel Xeon, Intel është në gjendje të sjelli Xeon drejt një audience akoma më të madhe të superllogaritjeve” tha Richard Dracott, manaxher i përgjithshëm i High Performance Computing Group të Intel.

Fumihiko Hisamitsu, manaxher i përgjithshëm i divizionit HPC të NEC tha:”Eksperienca substanciale e NEC në zhvillimin e sistemeve të përpunimit vektorial… është një zhvillim natyral për të çuar arkitekturën e Intel drejt tregjeve të reja.”

Lajmet e fundit>