Lajmet

Intel po zhvillon kompjuterë që lexojnë trurin

Aug 23 2010
0 Shpërndarje
Intel po zhvillon kompjuterë që lexojnë trurin

Shkencëtarët e Intel janë duke krijuar një hartë të detajuar të aktivitetit të trurit për fjalë individuale që më pas mund të përshtaten me aktivitetin e trurit të dikujt që përdor kompjuterin, duke i mundësuar makinës të përcaktojë fjalën që po mendon ai.

Testimet preliminare kanë treguar se kompjuteri mund të punojë me fjalë duke shikuar për mostra të ngjashme në tru dhe duke kërkuar për dallime kyçe që sugjerojnë çfarë fjalë mund të jenë. Dean Pomerlau, një hulumtues i lartë pranë Intel Laboratories, tha se momentalisht pajisjet që kërkojnë të nxjerrin detaje të mjaftueshme rreth aktivitetit të trurit janë ende të papërshtatshme, siç është rasti me skanerët e rezonancës magnetike që përdoren në spitale.

Por ai tha se puna është duke vazhduar në prodhimin e pajisjeve më të vogla që mund të përdoren si kufje dhe që mund të prodhojnë të njëjtin nivel të detajeve. “Kompjuteri përdor një formë prej 20 pyetjesh për të kuptuar se cila është ajo fjalë” tha ai. “Pra një emër me pronësi fizike si një lopatë, me të cilën ju groponi, prodhon aktivitete në korteksin motorik të trurit, siç është gjithashtu edhe zona që kontrollon lëvizjet fizike. Një fjalë e lidhur me ushqim si për shembull mollën, prodhon aktivitete në këto pjesë të trurit të lidhura me urinë. Kështu që në këtë mënyrë kompjuteri mund të përcaktojë secilën fjalë që po mendohet dhe lejon përcaktimin e shpejtë të fjalës që po mendohet.”

Intel veçse ka punuar me një prototip që mund të detektojë fjalët si “kaçavidë”, “shtëpi” dhe “hangar”, duke matur rreth 20.000 pika në tru. Por teknologjia e skanimit do të bëhet më e sofistikuar, me rritjen e aftësisë së kompjuterit për të dalluar mendimet.

Justin Ratner, drejtor i Intel Laboratories dhe CTO i kompanisë tha se leximi i trurit është ndërfaqja ultimative. “Do të ketë shqetësime rreth privatësisë por ne do t’i tejkalojmë ato. Por ajo që është e qartë është se njeriu nuk është i kufizuar që të përdor vetëm tastierën dhe miun”. /pcworld.al

Lajmet e fundit>