Lajmet

Inteligjenca Gjermane, Kina përdor Linkedin për të përgjuar zytarë dhe politikanë

Dec 11 2017
0 Shpërndarje
Në të kaluarën Kina kishte mohuar vazhdimisht akuza të tilla ndërsa ende nuk i është përgjigjur akuzave gjermane. Inteligjenca Gjermane, Kina përdor Linkedin për të përgjuar zytarë dhe politikanë

Kina është duke përdorur profile të rreme Linkedin për të grumbulluar informacion rreth zyrtarëve dhe politikanëve Gjermanë, raportoi inteligjenca Gjermane ditën e sotme.

Agjencia thotë se inteligjenca Kineze kishte përdorur rrjetin social për të grumbulluar të dhënat e 10,000 gjermanëve dhe rekrutuar ato si informatorë.

BfV, agjencia Gjermane e inteligjencës, publikoi një listë të profileve të rreme përdorur për këtë qëllim.

Në të kaluarën Kina kishte mohuar vazhdimisht akuza të tilla ndërsa ende nuk i është përgjigjur akuzave gjermane.

BfV publikoi tetë prej profileve më aktive të përdorur për të kontaktuar përdoruesit Gjermanë të Linkedin. Ato janë dizajnuar të duken promovues të profesionistëve Kinezë.

Disa prej llogarive janë Allen Liu dhe Lily Wu. BfV thotë se të dy llogaritë janë të rreme.

Agjencia është e shqetësuar se këto profile po përdoren për të rekrutuar politikanë të profilit të lartë në Gjermani si informatorë. /PCWorld Albanian

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>